Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se mbështetja është e madhe ndaj bizneseve që në fokus kanë prodhimin e gjelbër. Ajo ka thënë se ndryshimet klimatike kanë ndikim të madh në industrinë prodhuese, ndërsa inovacioni në sektorin prodhues pritet të luaj një rol te madh.
Në konferencën Ndërkombëtare për Qëndrueshmërinë Mjedisore dhe Ndryshimet Klimatike, me temën “Inovacioni për një të nesërme të qëndrueshme: Akademia, Industria dhe Qeveria në Dialog”, Ministrja Rozeta Hajdari ka deklaruar se 33 milionë euro është kostoja për ndërtimin e parqeve industriale e teknologjike.
“Përkushtimi i sektorit privat është një hap thelbësor drejtë qëllimit të përbashkët. Duke punuar kështu së bashku, angazhimet mund të jenë të mira për planetin dhe biznesin. Jam e bindur që do të dalin ide dhe bashkëpunime të reja që arrijnë për një të ardhme të qëndrueshme me 33 milionë euro zotime që janë duke u ndërtuar shume parqe industriale, teknologjike. Vetëm kur kemi industrinë në universitet vjen transformimi më i shpejtë”, ka deklaruar Hajdari.
Hajdari ka theksuar se duhet të bashkohen forcat përmes dialogut të hapur përmes qeverisë dhe akademisë për kalimin drejtë një ekonomie të gjelbër.
“Një nga këto politika, është edhe politika industriale me vizion deri në vitin 2030 duke pasur prioritet zhvillimin ekonomik. Ne si ministri kemi hartuar një strategji ambiogjioze në mbështetjen e bizneseve, kemi përgatitur një plan gjithëpërfshirëse në nëntë sektorë”, ka theksuar ajo.
Sipas saj, objektiv është ndihma për sektorin e prodhimit në prodhim të gjelbër. Hajderi ka thënë se kompanitë kosovare riciklojnë plastikë, kënaçe, goma të cilat ulin ndjeshëm ndotjen./rtk
Ukraina qëllon Rusinë me raketa britanike me rreze të gjatë ...
Hamza në Rahovec: Ndërmarrësit do t’i mbwshtesim me in...
“Një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në BE...
Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin e Bullgarisë
FMN: Ekonomia shqiptare rritje pozitive, por ka sfida të kon...
“Shumë po më pëlqen”, Driloni ngacmon Xhenetën