Policia kryen nëntë bastisje në Prishtinë, arrestohen disa persona dhe sekuestrohen armë dhe municione

12:23 | 13 Shtator 2024
E.K

Policia ka realizuar nëntë bastisje në rajonin e Prishtinës, duke çuar në arrestimin e disa personave dhe sekuestrimin e armëve dhe municioneve.

Operacioni është realizuar pas një hetimi gjithëpërfshirës mbi informacione të mbledhura nga burime të ndryshme, duke përfshirë ekspozime të armëve në rrjete sociale. Gjatë bastisjeve janë sekuestruar një armë e gjatë, një pushkë gjuetie, dy revole dhe një sasi e konsiderueshme municioni.

Policia, në përputhje me rekomandimin e prokurorit të shtetit, ka iniciuar hetime për veprat penale të “Mbajtjes në pronësi, kontroll apo posedim të pa autorizuar të armëve”. Të dyshuarit janë proceduar më tej në përputhje me ligjin.

Njoftimi i plotë:

Policia e Rajonit të Prishtinës përfundoi me sukses një operacion gjithëpërfshirës

Prishtinë, 13 shtator 2024 – Policia e rajonit të Prishtinës, përfundoi me sukses një operacion gjithëpërfshirës në disa lokacione të ndara.
Operacioni rrodhi pas një hetimi gjithëpërfshirës mbi informacione të mbledhura nga burime të ndryshme përfshirë këtu edhe ekspozime të armëve nga persona të caktuara në rrjete sociale dhe rezultoi me arrestimin e disa personave si dhe zbulimin dhe sekuestrimin e armëve dhe municioneve.

Janë kryer nëntë bastisje si dhe janë sekuestruar;

Një armë e gjatë, Një pushkë gjuetie, Dy revole, si dhe Një sasi e konsiderueshme municioni.

Ndërlidhur me rastin, me rekomandimin e prokurorit të shtetit, policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprave penale “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim apo shfrytëzim të pa autorizuar të armës”, si dhe “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës” ndërkaq të dyshuarit janë proceduar më tej.

Ky operacion pasqyron përkushtimin dhe përpjekjet tona të vazhdueshme kundrejt armëve të zjarrit pa leje, për të garantuar sigurinë publike, për respektimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjithë qytetarëve.

Në të njëjtën kohë i bëjmë thirrje publikut të raportojë çdo aktivitet të dyshimtë për të na ndihmuar në misionin tonë për të ruajtur paqen dhe sigurinë./Arbresh.info

Të ngjashme