“Kurrë nuk do të luaja për asnjë klub në Evropë sepse e respektoj Real Madridin”.
Kështu ka deklaruar Dani Carvajal, sipas gazetarit të njohur sportiv, Fabrizio Romano.
Ai madje ka shfaqur dëshirën që ta rinovojë kontratën me “Mbretërit”.
“Nëse të gjitha palët pajtohen, dua ta rinovoj kontratën time me Real Madridin, që është gjëja që e kam dashur gjithmonë”, është shprehur ai, sipas Romanos.
Kur u pyet për Ballon d’Or, ai tha:
“Veç nominimi për këtë çmim është sukses për mua, pas një viti të mrekullueshëm. Mbi të gjitha, dua ta shijoj gala mbrëmjen”, ka deklaruar Carvajal.
Mbrojtësi spanjoll, vitin e kaluar ka fituar La Ligan, Ligën e Kampionëve, Super Kupën Spanjolle dhe Evropianin me Spanjën. /Klankosova.tv
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...