Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me bastisjen e kryer të enjten në disa lokale të Bankës Popullore të Serbisë, dega në Kosovë, si dhe në Drejtorinë e Thesarit në Leposaviq.
Në përfundim të aksionit, policia ka sekuestruar mijëra dinarë serbë, dollarë amerikanë, franga zvicerane dhe mijëra euro.
Sipas raportit, janë konfiskuar gjithashtu disa vula dhe dokumente të ndryshme që dëshmojnë aktivitetet e paligjshme të institucioneve të përfshira.
Tutje, bëhet e ditur se të gjitha veprimet janë realizuar në konsultim dhe koordinim të ngushtë me prokurorin e shtetit.
“Rr. 24-Nëntori, Leposaviq / 20.05.2024 – 11:30. Lidhur me rastin, me 12.09.2024 njësitet policore kanë kryer kontroll në dy lokacione, nën dyshimin se institucionet financiare kanë kryer veprat e cekura. Gjatë bastisjes janë sekuestruar; 5,772 313.00- dinarë serb, 57,626.00-dollarë amerikan, 10,835.00-euro, 2,790.00 franga zvicerane, dy shtëpiza kompjuteri dhe dy DVR të kamerave të sigurisë. Po ashtu janë sekuestruar edhe disa vula dhe dokumente të ndryshme që dëshmojnë operimin e kundërligjshëm të këtyre institucioneve. Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë kryer në konsultim e koordinim me prokurorin e shtetit”, thuhet në raport./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Policia e Kosovës me bastisje në bankën paralele të Serbisë në Leposaviq
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...