Aksident i rëndë në Gostivar, vdesin dy persona

23:49 | 12 Shtator 2024
R J

Dy persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti mes dy veturave (njëra me targa nga Kosova), në Gostivar.

Sipas njoftimit të policisë, njëri nga viktimat, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

“Sonte (12 shtator) në ora 21:20 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të pasagjerëve ,,BMË” me targa të Demir Kapisë i drejtuar nga B.H. (54). nga Gostivari dhe një Mjet Tërheqës ,,Skania” me targa të regjistrimit të Kosovës, i drejtuar nga A.T (60) nga Kosova. Në aksident ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit B.H. i cili ka ndërruar jetë në vend dhe pasagjeri T.R. (53) nga Gostivari, i cili pas aksidentit është transferuar në qendrën emergjente në Gostivar ku i’u ka nënshtruar lëndimeve të marra dhe ka ndërruar jetë. Drejtuesi i kamionit tërheqës ka pësuar lëndime trupore. Kontrollin në vendngjarje e kryen ekipi i DPB-së Gostivar së bashku me Prokurorin Publik”, thuhet në njoftim./klan.mk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme