Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka shkruar për thirrjen e re për subvencionim të familjeve për blerje të pajisjeve efiçiente për ngrohje e cila u hap sot.
Ai theksoi se deri tash kemi përkrahur rreth 40 mijë familje të vendit tonë me rreth 40 milionë euro, shkruan Arbresh.info.
“Të njëjtën, po synojmë ta ofrojmë edhe për rreth 10,000 familje të tjera të cilat duke aplikuar mund t’i shtohen kësaj kategorie.”, ka shkruar ai.
Ai theksoi se thirrja e sotme parasheh mbështetje për:
Pompë termike, për të cilën vlera e subvencionimit për një pajisje është 30% e vlerës investive, apo deri në 2,000.00€;
Kondicioner/ klimë efiçiente, për të cilën vlera e subvencionimit për një pajisje është 40% e vlerës investive apo deri në 400.00€, kurse për prindërit vetushqyes dhe për qytetarët që janë në mbështetje të skemës së ndihmës sociale (kategoria I & II) vlera e subvencionimit është 60% e vlerës investive apo deri në 550.00€.
Kaldaja me biomasë (dru, pelet, briket), për të cilën vlera e subvencionit është 70% e vlerës investive dhe deri në 1,200.00€;
Stufa individuale me biomasë, për të cilën vlera e subvencionimit për një pajisje është 70% e vlerës investive dhe deri në 435.00€, kurse për prindërit vetushqyes dhe për qytetarët që janë në mbështetje të skemës së ndihmës sociale (kategoria I & II) vlera e subvencionimit është 90% e vlerës investive dhe deri në 560.00€.
Aplikimi bëhet online përmes platformës e-Kosova dhe është i hapur për të gjithë qytetarët pa dallim: https://ekosova.rks-gov.net/472
“Informatat e plota të thirrjes mund t’i gjeni në linkun: https://me.rks-gov.net/…/Thirrje-publike-Investimi-ne…
ℹ️Për më shumë informacione dhe sqarime shtesë rreth fazave të aplikimit mund të drejtoheni me shkrim në email adresën: [email protected] apo të kontaktoni në numrat e telefonit: 038 200 215 89 / 038 200 215 55, nga e hëna deri të premten, duke filluar nga ora: 08:30-12:00 dhe nga ora 13:00-16:00.”, ka shkruar kryeministri Kurti./Arbresh.info/
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...