Google ADS

Scharping: NATO ndërhyri ushtarakisht për t’i dhënë fund krimeve në Kosovë

20:29 | 12 Shtator 2024
E.G

Rudolph Scharping, ish-ministër i mbrojtjes i Gjermanisë gjatë luftës në Kosovë, tha se para 25 vitesh, sa ishte ministër i Mbrojtjes, NATO, pas muajsh të tërë negociatash të dëshpëruara dhe për fat të keq të pafrytshme, ndërhyri ushtarakisht për t’i dhënë fund dëbimeve dhe krimeve të luftës në Kosovë.

Ai këto komente i bëri në ceremoninë ku Osmanit do t’i ndahet çmimi i Forumit Ndërkombëtar M100 Sanssouci Colloquium në Potsdam të Gjermanisë.

Ai tha se ndikimi i Presidentes Osmani përtej kufijve dhe brezave, falë largpamësisë dhe integritetit të saj

“Para disa muajsh, Presidentja Osmani, në emër të Kosovës, foli para më shumë se njëqind udhëheqësve shtetërorë dhe qeveritarë nga e gjithë bota në Samitin e Paqes për Ukrainën: Para vetëm 25 vitesh, unë isha një fëmijë lufte, mes shumë fëmijëve të tjerë në Kosovë që fshiheshim në male duke shpresuar që njerëz si ju do të vinin dhe do të na shpëtonin. Ju më dhatë mundësinë që 25 vite më vonë të kthehesha, dhe ju falënderoj që nuk i mbyllët sytë para vuajtjeve të fëmijëve të Kosovës. Atëherë, para 25 vitesh, unë isha ministër i Mbrojtjes, kur NATO – pas muajsh të tërë negociatash të dëshpëruara dhe për fat të keq të pafrytshme – ndërhyri ushtarakisht për t’i dhënë fund dëbimeve dhe krimeve të luftës në Kosovë. Besoj se dhënia e çmimit M100 Presidentes Osmani nuk është vetëm një dëshmi e punës së saj të palodhur, por gjithashtu një dëshmi e vlerave që na bashkuan atëherë dhe që na mbajnë bashkë edhe sot”, tha Rudolph Scharping, ish-ministër i mbrojtjes i Gjermanisë gjatë luftës në Kosovë.

Rudolph Scharping, ish-ministër i mbrojtjes i Gjermanisë gjatë luftës në Kosovë, tha se çmimi M100 për Media nuk është vetëm një njohje për arritjet e së kaluarës, por edhe një inkurajim për të ardhmen.

“Na kujton se udhëheqja ka rëndësi, se guximi dhe bindja mund të bëjnë ndryshime dhe se lufta për demokraci, drejtësi dhe barazi është një luftë që ia vlen të zhvillohet. Rruga e Presidentes Osmani është e gjatë dhe ne jemi të bindur se ndikimi i saj do të zgjasë përtej kufijve dhe brezave, falë largpamësisë dhe integritetit të saj. Kur sot nderojmë Presidenten Osmani, nderojmë edhe popullin e Kosovës. Rruga e tyre drejt demokracisë dhe vetëvendosjes nuk ka qenë e lehtë, por ajo është udhëhequr nga personalitete si Presidentja Osmani, që e dinë se fuqia e një populli qëndron në vlerat që ai mbron. Udhëheqja e saj është një burim shprese dhe frymëzimi, jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë ne që besojmë në fuqinë e demokracisë për të ndryshuar jetë, për të nxitur unitetin dhe për të transformuar shoqëritë”, theksoi Rudolph Scharping, ish-ministër i mbrojtjes i Gjermanisë gjatë luftës në Kosovë./rtk

Të ngjashme