Google ADS

Haxhiu: Strategjia për Drejtësi Tranzicionale, dokument i rëndësishëm strategjik, gjithpërfshirës dhe me ndjeshmëri gjinore

18:54 | 12 Shtator 2024
E.G

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka marrë pjesë në Konferencën ndërkombëtare të organizuar nga Medica Gjakova ku u lansua studimi “Unë nuk kam faj për atë që më ka ndodhur”

Në këtë konferencë ajo ishte pjesë e panelit “Nga studimi në veprim: Reflektime kritike mbi kërkimin për përdhunimin gjatë luftës në Kosovë, adresimi i stigmatizimit dhe riinegrimi i të mbijetuarave.”, shkruan Arbresh.info.

Haxhiu me anë të një postimi në Facebook, tha se kanë diskutuar për veprimet intitucionale të cilat janë ndërmarrë për t’i mbështetur të mbijetuarat e dhunës seksuale në luftë, për punën e Komisionit Qeveritar për njohjen e statusit të vikimave të dhunës seksuale si dhe hapat dhe nevojat për avancim të mbështetjes.

“Gjatë fjalës time theksova se Strategjia për Drejtësi Tranzicionale është dokument jashtëzakonisht i rëndësishëm strategjik, gjithpërfshirës dhe me ndjeshmëri gjinore. Shumë nga rekomandimet e dala nga raporti që u lansua sot, veçse janë pjesë e Strategjisë dhe bashkërisht do angazhohemi që t’i implementojmë të gjitha.”, ka shkruar ajo./Arbresh.info/

Të ngjashme