Filmi kosovar ‘Shok’ nominohet për Oscar

15:01 | 14 Janar 2016
Arbresh.info

“Shok” është filmi i parë kosovar ndonjëherë i futur në Oscar, në kategorinë e filmit më të mirë të shkurtër, Live Action Short Film.

Janë tri histori të vërteta, rrënqethëse dhe që vijnë nga gjenocidi serb që ndodhi në Kosovë në vitet 1998-1999. Madje, njëra i përket njërit prej aktorëve në film, i cili çuditshëm vjen si agresori i vetë historisë që atij i ka ndodhur vite më parë. Gjegjësisht, ai vihet kinematografisht kundër vetë përjetimit të tij.

Tri histori e kanë detyruar regjisorin anglez Jamie Donoghue që të xhirojë këtë film në Kosovë.

Filmi sjellë Petritin dhe Okin, dy shokë të ngushtë të cilët gjenden në situata të vështira në kohën e luftës së Kosovës. Trauma, drama, saga para së cilës ndodhen, është e vështirë për një diapazon si ai i tyre.

“Andi dhe Lumi janë dy djem të rinj të cilët më kanë ndihmuar shumë gjatë filmit, plus anglishtja e tyre është shumë më e mirë sesa shqipja ime. Ka qenë një kohë shumë kualitative dhe shumë profesionale të punoja me një ekip të tillë” pati thënë më herët Donoghue.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme