Google ADS

Dështon vazhdimi i seancës së Kuvendit, nuk ka kuroum

16:14 | 12 Shtator 2024
E.G

Në mungesë kuorumi ka dështuar vazhdimi i pjesës së dytë të seancës së parë të sesionit vjeshtor të Kuvendit të Kosovës.

Fillimisht vazhdimi i seancës nisi me vonesë, për t’u shtyer në tërësi ditëve të tjera.

Në seancë ishin gjithsej 57 deputetë, teksa kryekuvendari Glauk Konjufca ka kritikuar deputetët për mungesën e tyre që në fillim të sesionit./rtk

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme