Google ADS

Lajçak takohet me Emmanuel Bonne në Paris: Zhvilluam diskutime të mira strategjike për dialogun Kosovë-Serbi

16:05 | 12 Shtator 2024
R J

Përfaqësuesi i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po qëndron në Paris.

Në Paris Lajçak është takuar me homologun e tij francez, Emmanuel Bonne, ndërsa ka theksuar se kanë biseduar edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Nëpërmjet një reagimi në platformën X, Lajçak thotë se ka zhvilluar edhe një bashkëbisedim me shoqëri civile nga Kosova dhe nga Serbia.

“Pata një diskutim shumë strategjik mbi situatën e dialogut me Emmanuel Bonnen, këshilltarin diplomatik të presidentit francez dhe me bashkëbiseduesit e Ministritë së Jashtme të Francës”, tha ndër të tjera Lajçak./abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme