Google ADS

Sylvinho i kërkoi falje Agim Zekës në sytë e krejt skuadrës

15:40 | 12 Shtator 2024
D.H

Pesë lojtarë të Partizanit iu bashkuan përfaqësueseve shqiptare dhe kosovare gjatë grumbullimit të fundit.

Ranë në sy Preka dhe Buxhelaj, që u aktivizuan 90 minuta në fitoren e Shqipërisë U-21 kundër Zvicrës U-21 në transfertë me shifrat 1-2.

Sakaq, edhe Redon Ismaili u aktivizua në minutën e 77-të në fitoren e Kosovës U-21 kundër moshatarëve izraelitë.

Gjërat nuk shkuan siç pritej te Kombëtarja e madhe, me Hadrojn dhe Zekën, që nuk u aktivizuan asnjë minutë.

Madje Zeka në të dyja sfidat u la në tribunë.

“Panorama Sport” mëson nga kampi kuqezi se trajneri Sylvinho ka folur me Zekën para gjithë ekipit, duke i shprehur njëlloj keqardhje apo ndjese për faktin se ishte i vetmi lojtar që iu desh ta linte në tribunë.

Sjellja e Zekës ka qenë tejet korrekte. 25-vjeçari shënoi një gol të bukur në miqësoren me U-21, por më pas trajneri bëri të tjera zgjedhje.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme