Padyshim që fushat e futbollit në Kosovë, kanë ngritur cështje diskutimi të madhe në opinion futbollistik ditëve të fundit.
Gjatë ditës së sotme doli një vendim nga Federata e Futbollitë të Kosovës, e cila pezulluar akitvitetet në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Arbresh.info.
Fushat në stadiumet kosovare janë kryresisht me bari sintetik, mirëpo arena ‘Zahir Pajaziti’ është e vetmja që i plotëson të gjitha kriteret dhe është më e në futbollin kosovar.
“Zahir Pajazati” është stadium i Llapit.
Dhe për këtë, pa dyshim se meritat më të mëdha i ka familja Batatina, e cila e ka në pronësi klubin llapjan.
E trajneri Tahir Batatina e ka shfaqur anën e tij humane duke u shprehur në dispozicion dhe i gatshëm për t’i ndihmuar klubet tjera, respektivisht të bëjë diçka të mirë për futbollin dhe për futbollistët e talentuar.
Ai thotë se, në koordinim me institucionet përkatëse është i gatshëm që të ndihmojë për rregullimin e fushave me bari natyral, nga zeroja deri në përfundim, ndërsa të klubet e interesuara duhet t’i paguajnë vetëm shpenzimet e ekipit që e ka krijuar ai.
“Deri tani nuk kam dashur të flas për këtë pjesë, por tani jam i gatshëm që të ndihmoj të gjitha klubet sportive, në koordinim me Ministrinë, kuvendet komunale dhe Federatën e Futbollit, për të rregulluar fushat me bari natyral, nga zero deri në përfundim, pa asnjë fitim personal – vetëm për të mbuluar shpenzimet e ekipit tim”, ka shkruar ndër të tjera Tahir Batatina./Arbresh.info
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?