Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se në bashkëpunim me MINT-in dhe inspektoratin kanë realizuar vizita nëpër librari që diskriminojnë me çmimet.
Ky reagim i Nagavcit vjen pas ankesës së deputetit Enis Karvani për çmimet e librave të komuniteteve.
“Pas rezultatit të mirë që kemi pasur që për herë të parë në qeverinë Kurti të kemi tekste për fëmijët e komuniteteve në gjuhën e tyre, duhet të kujdesemi që ata nuk diskriminohen në lidhje me çmimet. Për këtë arsye në bashkëpunim me MINT-in dhe inspektorët e autoritetin mbikqyrës, kemi pasur vizita në librari dhe kemi identifikuar shkelje, në disa raste janë shqiptuar dënime ndaj shtëpive botuese të cilat nuk e kanë respektuar legjislacionin në fuqi”, u shpreh Nagavci në Kuvendin e Kosovës.
“Ju njoftoi që zyrtarë nga Ministria e Arsimit kanë kontaktuar me shtëpi botuese sepse sivjet nuk ka asnjë arsye që çmimet për këto tekste të jetë më i lartë. Derisa në vitin e parë kur janë botuar këto tekste kanë pasur arsyetim që çmimet mund të jenë të shtrenjta për shkak të përkthimeve që i kanë bërë, sivjet janë të njëjtat tekste që kanë qenë në vitin paraprak dhe nuk ka arsye për rritje të çmimit”, tha Nagavci./Arbresh.info
Rama: 21-30 Nëntor, Java Kulturore Kombëtare, Shqipëri ̵...
“A mendon se të ka puthur Ana për lojë?- Pyetja e publikut p...
Hamza: Brenda vitit 2025 me mua kryeministër pagat do të rri...
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
Nis darka e të nominuarëve pyetjet pikante nga publiku
Lajçak takon ministrin francez: Diskutuam për rëndësinë e di...