Ministria e Ekonomisë hapë thirrjen për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje për familje

10:46 | 12 Shtator 2024
K.B

Ministria e Ekonomisë sot ka hapur thirrjen publike për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje për shtëpi dhe banesa të financuara nga Bashkimi Evropian në Kosovë (BE).

Masat e prezantuara, synojnë mbështetjen e konsumatorëve familjarë, në veçanti konsumatorët në nevojë si investimi në instalimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje, e të cilat përfshijnë:

•Pompë termike,

•Kondicioner/ klimë efiçiente,

•Kaldaja me biomasë (dru, pelet, briket), dhe

•Stufa individuale me biomasë.

Vlera e subvencionimit për një pajisje pompë termike është tridhjetë përqind (30%) e vlerës investive, apo deri në 2,000.00 €.

Kondicioner/ klimë, vlera e subvencionimit për një pajisje është dyzet përqind (40%) e vlerës investive, apo deri në 400.00 €. Për prindërit vetushqyes dhe qytetarët që janë në mbështetje të skemës së ndihmës sociale (kategoria 1 dhe 2) subvencionohet gjashtëdhjetë përqind (60%) e vlerës investive dhe deri në 550.00 €.

Kaldaja me biomasë (dru, pelet, briket), subvencionohet shtatëdhjetë përqind (70%) e vlerës investive dhe deri në 1200.00 €.

Ndërsa, stufa individuale me biomasë, vlera e subvencionimit për një (1) pajisje është shtatëdhjetë përqind (70%) e vlerës investive dhe deri në 435.00 €. Për prindërit vetushqyes dhe qytetarët që janë në mbështetje të skemës së ndihmës sociale (kategoria 1 dhe 2) subvencionohet nëntëdhjetë përqind (90%) e vlerës investive, apo deri në 560.00 €.

Ministria njofton se pajisjet që blihen para datës së shpalljes së thirrjes, nuk do të subvencionohen, shkruan Arbresh.info

Qytetarët që kanë qenë përfitues të subvencionit për blerjen e pajisjeve ngrohëse efiçiente, të njërës nga thirrjet publike: thirrjes publike Nr. 02/2022, më datë 06.10.2022; thirrjes publike Nr.03/2022, më datë 18.11.2022, ose; thirrjes publike Nr.03/2023, më datë 22.09.2023, nuk kanë të drejtë të aplikojnë për subvencionim për pajisjet ngrohëse efiçiente në kuadër të thirrjes publike Nr. 05/2024.

Të ngjashme