Policia shkatërron rreth 1 mijë armë të llojeve të ndryshme

10:42 | 12 Shtator 2024
K.B

Policia e Kosovës ka shkatërruar rreth 1 mijë armë të llojeve të ndryshme.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin zv.drejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankovic, zv.ministri i Brendshëm, Blerim Gashani, si dhe përfaqësues të UNDP-s e Zyrës së BE-së në Kosovë, raporton Arbresh.info.

Ky aktivitet përkrahet nga UNDP përmes Programit të Kosovës për Siguri përmes përkrahjes financiare nga Gjermania, Suedia, Mbretëria e Bashkuar, Franca Holanda dhe Norvegjia.

Shkatërrimi i tyre është bërë në fshatin Prelez në magjistralen Prishtinë-Ferizaj./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme