Diell dhe vranësira, parashikimi i motit për sot në vend

06:55 | 12 Shtator 2024
E.H

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti sot në vendin tonë do të jetë me diell dhe vranësira të pakta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme