Në Klinikën e Neurokirurgjisë të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, po vazhdon kryerja e operacioneve neurokirurgjike me teknologji moderne, navigator dhe CUSA (Cavitronik Ultrasonic Surgical Aspirator) si metoda të avancuara Neurokirurgjike.
Kështu ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës përmes një postimi në Facebook, shkruan Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Në Klinikën e Neurokirurgjisë të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, po vazhdon kryerja e operacioneve neurokirurgjike me teknologji moderne, navigator dhe CUSA (Cavitronik Ultrasonic Surgical Aspirator) si metoda të avancuara Neurokirurgjike.
Stafi mjekësor ka realizuar operacionet me asistim të ekspertëve të huaj nga Turqia që përkujdesen për këtë aparaturë.
Kjo klinikë ishte furnizuar me aparatura të teknologjisë së fundit, që lehtëson punën e stafit, pacienti shërohet më shpejtë dhe poashtu kursehet buxheti i shtetit, meqë pacientët nuk kanë nevojë të referohen jashtë institucioneve publike shëndetësore.
Punën e stafit nga afër e parë edhe u.d. drejtori i QKUK-së, Osman Hajdari, të cili më detajisht e njoftoi Dr. Besnik Elshani, drejtor i Klinikës së Neurokirurgjisë./Arbresh.info.
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...