Google ADS

Mbappe kthehet në Paris për t’u përballur me PSG-në

16:26 | 11 Shtator 2024
E.G

Avokatët e Kylian Mbappes do të dalin në gjykatë sot, më 11 shtator, për t’u përballur me PSG-në për një betejë ligjore lidhur me pagat e papaguara, sipas L’Equipe.

Sulmuesi francez vazhdon të kërkojë që PSG të paguajë 55 milionë eurot që i detyrohen si shpërblime dhe paga deri në fund të kontratës së tij me klubin.

Ndërkohë, PSG po mban 12.5 milionë euro nga kjo shifër, duke pretenduar se nuk i detyrohet sulmuesit as 55 milionë euro.

Komisioni ligjor i ligës profesioniste të futbollit në Francë tani do të mblidhet për të diskutuar sagën Mbappe-PSG.

Mbappe u largua nga PSG në një transferim të lirë këtë verë, pavarësisht se presidenti i tyre deklaroi se lojtari nuk do të largohej kurrë nga Parisi si lojtar i lirë.

Real Madridi e mori atë me parametra zero, duke bërë një nga transferimet më të mëdha në histori të futbollit pa paguar asnjë cent tek skuadra tjetër. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme