Prokuroria Speciale të mërkurën ka ngritur aktakuzë lidhur me sulmin terrorist në shtator të vitit 2023 në Banjskë të Zveçanit.
Aktakuza është ngritur ndaj 45 personave. Lidhur me këtë, janë deklaruar nga “Lëvizja Vetëvendosje”.
Deputeti i kësaj partie, njëherësh anëtar i Komisionit për Mbrojte dhe Siguri, Arbër Rexhaj e ka cilësuar si të vonshme aktakuzën për Banjskën.
Ai thotë se kjo vonesë do të dëmtoj Kosovën.
“Aktakuza e ngritur sot është shumë e vonshme fatkeqësisht dhe kjo do ta dëmtoj Kosovën. Mirë që është ngritur por është shumë e vonshme”, deklaroi Rexhaj.
Deputeti Rexhaj ka thënë se kjo aktakuzë është dashur të ngritët direkt pas sulmin në Banjskë pas shumë dëshmive të policisë.
“Aktakuza do duhej të ngritët menjëherë pas 5000 mijë dëshmive që janë prezantuar në konferencë për media pas sulmit në Banjskë nga Sveçla e drejtori i Policisë, këto dy institucione kanë ofruar dëshmi në 500 mijë fakte por nuk janë marr parasysh”, u shpreh Rexhaj për Front Online.
Ngritja e aktakuzës vjen gati një vit pas sulmit. Kryeministri Albin Kurti në vazhdimësi ka drejtuar kritika ndaj Prokurorisë Speciale për mos ngritjen e aktakuzës. Kritika ka bërë edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Ndryshe, grupi terrorist i udhëhequr nga Millan Radojiçiq sulmoi Policinë e Kosovës më 24 shtator 2023, ku vrau heroin Afrim Bunjaku.
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...