Google ADS

Rritet numri i rasteve nga kafshimi i qenve endacakë, SHSKUK-ja del prapë me apel pavarësisht se u hap Qendra për trajtimin e tyre

13:33 | 11 Shtator 2024
K.B

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se është rritur numri i rasteve që kanë kërkuar trajtim mjekësor si pasojë e dëmtimeve trupore nga kafshimi i qenve endacak.

Në njoftimin e tyre thuhet se nga 1 janari deri më tani janë regjistruar 112 raste që kanë pësuar dëmtime të ndryshme trupore, përfshirë edhe raste me lëndime më të rënda që rrezikojnë jetën, e që janë spitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën Infektive.

Ndërsa në vitin e kaluar, në Klinikën Emergjente ishin regjistruar 84 raste që kishin kërkuar tretman mjekësorë nga kafshimi i qenve, kurse këtë vit ka rritje të rasteve të tilla.

SHSKUK-ja ka apeluar tek Komuna e Prishtinës dhe institucionet tjera përgjegjëse të bëjnë zgjidhje të shpejtë për këtë çështje, shkruan Arbresh.info

“QKUK është institucion që kujdeset dhe ofron shërbime shëndetësore, andaj mos të shndërrohet në institucion ku rrezikohet jeta e pacientëve, familjarëve dhe qytetarëve tjerë, si pasojë e kafshimit nga qentë”, thuhet në njoftim

Ndryshe, sot në Hjavali është hapur Qendra për trajtimin e qenve endacakë.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se kanë investuar 1.7 milionë euro që të krijohen kushte më të mira në Qendrën për trajtimin e qenve endacakë në Hajvali.

Ai tha se kanë ekipe që janë duke operuar në qytet për t’i larguar qenët për t’i strehuar dhe për t’i adaptuar./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Hapet Qendra për trajtimin e qenve endacakë në Hajvali

Të ngjashme