Kryetarja e Kuvendi të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka thënë se Kosova është prioritet kombëtar i shtetit shqiptar.
Në një konferencë për media gjatë vizitës në Kosovë, ajo ka thënë se nga takimi me homologun kosovar, Glauk Konjufca, do të dalin me një sugjerim ndaj qeverive të dyja shteteve shqip-folëse që të ketë konkretizim më të detajuar të partneritetit.
“Jam shumë e lumtur që vizitën e parë jashtë vendit e bëra në Kosovë për të folur shqip, faleminderit Glauk për një takim mbresëlënës. Është e pabesueshme se çfarë ka ndodhur në këto vite rruga e dhimbshme që kemi përshkruar aty dikur qëndronin telat me gjemba sot kalojnë dy artere që lidhin dy zemra. Këtej dhe andej vijës së kufirit që bashkon e nuk ndan më. Bashkëpunimi mes dy republikave në Ballkan është një prioritet strategjik. Dy parlamentet tona kanë potencialin politik që të bëhen promotorë të integrimit rajonal. Kosova e meriton të jetë anëtare e Këshillit të Evropës. Shqipëria mbështet aspiratat e Kosovës për integrimin euroatlantik. Përulem me respekt për veprën e grave dhe burrave që hodhën themelet e Kosovës”, tha ajo./Arbresh.info/
Kosova me 5 grupmosha në arenën ndërkombëtare në basketboll
Anulohet aktiviteti për përurimin e Parkut të Ulpianës
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2
Kumbaro uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë: ...