Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një konferencë me gazetarë tha se përmes Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dëshmon sërish konsistencën përkushtimin dhe vendosmërinë e plotë të qeverisë në rrugën drejt fuqizimit të mekanizmave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Abuzimin me paranë publike nuk mund të trajtohet pa u trajtuar, nuk mund të mbetet pa u adresuar dhe nuk mund të kalohet p[a u gjykuar” tha Haxhiu.
Ajo më tej shtoi se pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, ministria që udhëheqë ajo ka reaguar me urgjencë duke nisur adresimin e gjetjeve të gjykatës.
“Përkushtimi ynë është garantimi në reformën në drejtësi, në sundimin ligjit dhe pashmangshëm në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit”, tha Haxhiu./rtk
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...