Trajneri i Gjeorgjisë, Willy Saniol ka folur pas fitores në “Air Albania” ndaj Shqipërisë minimalisht 1-0.
Saniol pas ndeshjes tha ndeshja ndaj Shqipërisë ka qenë shumë më e vështirë se sa ndaj Çekisë.
“Këta futbollistë mësuan shumë në Kampionatin Evropian. Ndeshja e sotme ishte shumë më e vështirë, krahasuar me atë ndaj Çekisë. Pjesa e parë nuk ishte e mirë, por janë pikërisht këto ndeshje që na mësojnë se si duhet t’i rregullojmë gjërat”, theksoi trajneri i Gjoergjisë.
Ai tregoi se biseda në fundin e pjesës së parë ka qenë kyçe për ndeshjen.
“Në fundin e pjesës së parë, ne patëm një bisedë të mirë me lojtarët dhe filluam të luanim më agresiv në 15 minutat e fundit të ndeshjes”, tha Saniol.
Gjeorgjia është e para në grup me gjashtë pikë kurse Shqipëria ka tre më pak./Arbresh.info/
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb