Google ADS

Arrestohet arabi në Prishtinë, ishte në kërkim ndërkombëtar

09:49 | 11 Shtator 2024
E.H

Një shtetas i Arabisë është arrestuar të hënën nga policia e Kosovës në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë.

Sipas policisë, i dyshuari ishte në kërkim me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Arabia Saudite.

I njëjti është dërguar në mbajtje.

“Rr. Bajram Kelmendi, Prishtinë 10.09.2024-17:15. Në bazë të urdhërarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Arabia Saudite, është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Arabisë dhe i njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme