Ndalimi i Sinanit në kufirin e Serbisë, Kamberi: Listat e Vulinit po vazhdojnë të aplikohen

20:20 | 10 Shtator 2024
E.G

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj ndalimit të sërishëm që u bë ndaj Ardita Sinanit, nga zyrtarët serbë në pikën kufitare në Tabanos.

Me anë të një postimi në Facebook, Kamberi ka shkruar se Lista e Vulinit po vazhdon të aplikohet edhe më tutje.

“Serbia gjithnjë e më shumë po largohet nga vlerat perëndimore e aplikimi i demokracisë”, ka shkruar ai.

“Sa keq për një shtet që pretendon të bëhet pjesë e BE-së”, ka thënë Kamberi./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme