Google ADS

Ministri Hasani shpreh “mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë” për integritetin territorial të Ukrainës

20:04 | 10 Shtator 2024
R J

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij të ri ukrainas, Andrii Sybiha, i cili sapo ka marrë detyrën e ministrit të Jashtëm pas dorëheqjes së Dmytro Kulebas.

Në një postim në platformën X, ministri Hasani ka shprehur mbështetje të plotë për kolegun e tij ukrainas.

“E urova ngrohtësisht dhe i shpreha mbështetjen time të plotë, teksa ai merr pozicionin e tij si Ministër i Jashtëm gjatë këtyre kohërave sfiduese”.

“Rikonfirmova angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës”, ka shkruar ministri Igli Hasani./Arbresh.info/

Të ngjashme