Florent Muslija ishte njëri nga tre futbollistët e përjashtuar nga kombëtarja e Kosovës, bashkë me Edon Zhegrovën e Aro Muricin.
Ata sipas FFK-së janë përjashtuar pasi kanë thyer rregullat e vendosura nga përzgjedhësi Foda, shkruan Arbresh.info.
Muslija ishte i vetmi që nuk reagoi deri pak para minutash.
Ai përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka pranuar fajin dhe ka thënë se disa lajme që kanë qarkulluar janë të vërteta e disa jo.
“Kam bërë një gabim për të cilën, natyrisht marr përgjegjësinë. Dy ditë para ndeshjes në Nations League kundër Qipros, kam lënë hotelin e ekipit pa leje. Megjithatë nuk kam dalë për të festuar deri vonë në klub – po për të shkuar në darkë. Thjeshtë me dal pak jashtë”, ka shkruar ai.
Tutje ai tha se kjo gjë nuk do të ndodh më duke na lënë të kuptuar se ai pritet të jetë pjesë e kombëtares edhe në të ardhmen.
“E di se diçka e tillë nuk do të ndodhë më”, përfundoi Muslija.
Padyshim, Florenti është shtylla e mesfushës së Kosovës dhe i duhet vendit për të ardhmen./Arbresh.info
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...