Krahas Leposaviqit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi ditën e sotme dhe Mitrovicën e Veriut, ku u takua dhe me Kryetarin e Komunës Erden Atiq.
Në këtë takim, ku ishin prezent dhe ministri për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, u diskutua rreth planeve të mëtejme të punës së komunës, të cilat në qendër të vëmendjes dhe objektivave kanë përmirësimin e jetesës së të gjithë qytetarëve pa dallim.
Kryeministri Kurti vizitoi dhe biznese të reja të sapohapura në Mitrovicën e Veriut, të cilat krijojnë mundësi të mira e të përshtatshme të krijimit të vendeve të reja të punës e rritjes së punësimit të qytetarëve pa dallim, rritjes së mirëqenies e garantimit të gjithëpërfshirjes.
“Potenciali zhvillimor i komunës së Mitrovicës së Veriut është i lartë dhe si i tillë duhet shfrytëzuar pozitivisht në të mirë të qytetarëve. Hapja e bizneseve të reja dhe zhvillimi i tyre ndikojnë në progresin e katër komunave në veri të vendit të cilat tashmë kanë nisur të lulëzojnë dhe ecin drejt rrugës së prosperitetit pas një periudhe të gjatë e të errët të ndikimit të bandave kriminale.”, thuhet në njoftim.
Kurti theksoi mbështetjen e Qeverisë për iniciativat që ndikojnë në përmirësimin e jetesës së qytetarëve dhe rritjen e punësimit si dhe përkrahjen e palëkundur për punën e komunës së Mitrovicës së Veriut./Arbresh.info/
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani