Konjufca: Kosova ka përmbushur kriteret dhe është në pritje të dhënies së statusit të vendit kandidat të BE-së

17:17 | 10 Shtator 2024
E.G

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim Shefin e ri të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav.

Sipas njoftimt, takimi u fokusua në diskutimin e zhvillimeve aktuale në vend dhe rajon, agjendën evropiane të Kosovës dhe përparimin në procesin e reformave për integrimin evropian, shkruan Arbresh.info.

]Konjufca, pasi i uroi detyrën e re, e njoftoi ambasadorin Orav përkitazi me punën e deritashme të Legjislaturës VIII, përfshirë miratimin e disa ligjeve shumë të rëndësishme që lidhen me Agjendën e Reformave Evropiane, si dhe ritheksoi përkushtimin e legjislativit në vazhdimin e reformave të nevojshme, duke nënvizuar se Kosova tashmë ka përmbushur kriteret dhe është në pritje të dhënies së statusit të vendit kandidat të BE-së.

Ai po ashtu e falënderoi ambasadorin Orav për mbështetjen e BE-së ndaj Kosovës, sidomos në fushat e sundimit të ligjit, demokratizimit dhe forcimit të institucioneve.

Ambasadori Orav e falënderoi Kryetarin Konjufca për pritjen dhe vlerësoi progresin e arritur deri tani.

Kryetari Konjufca dhe ambasadori Orav shprehën gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, si dhe vazhdimin e mbështetjes së legjislativit në funksion të avancimit të agjendës së përbashkët evropiane./Arbresh.info/

Të ngjashme