Reperi i njohur, Arkimed Lushaj i njohur si Stresi, i cili po kërkohet ende nga autoritetet në Kosovë, ka bërë disa postime në Instagram, për të paralajmëruar lansimin e këngës së tij “Ku je ti”.
Stresi publikoi së paku dy video, prej të cilave shpalosi një sekuencë të këngës së tij më të re.
“Po vjen së shpejti. Dëgjoni intron, imagjinoni refrenin ‘Ku je ti’”, shkroi reperi në postimet e tij në ‘InstaStory’.
Postimet e Stresit kanë qenë të shumta në rrjetet sociale, edhe përkundër faktit se po kërkohet nga autoritetet në Kosovë.
Ai është ende në kërkim për sherrin e shumë përfolur në Pejë, ku dyshohet se ishte përfshirë edhe kolegu i tij Noizy. /Telegrafi/
Për një javë policia shqiptoi afro dy mijë gjoba trafiku në ...
Lajçak: Dy javët e fundit, fokusin e kisha në dialog
“Travel and Tour World”: Shqipëria moment historik të ri në ...
Rama ndan pamjet: Punimet në urën mbi lumin e Tiranës janë r...
Sot mbahet protestë solidarizuese me punëtoret teknike të Ku...
Ngjarjet e paralajmëruara për sot