Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, gjatë ditës së sotme ka marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të objektit të ri të Gjykatës Themelore në Gjakovë.
Gjatë fjalës së tij, ai ka theksuar se kjo gjykatë tashmë do të ketë shërbime më të mira dhe efikase, njëkohësisht puna e mirë që do të bëhet në këtë objekt do të jetë një e arritur e gjithë sistemit gjyqësor dhe do të mundësoj qasje me të lehtë të qytetarëve në drejtësi, shkruan Arbresh.info.
Gjithashtu, Kelmendi ka deklaruar ky objekt do të lehtësoj edhe punën e përditshme të prokurorëve të cilët marrin pjesë në seanca gjyqësore për shkak të distancës së afërt që ka me Prokurorinë Themelore në Gjakovë.
“Në këtë ceremoni të organizuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), kanë marrë pjesë drejtues të institucioneve nga sistemi prokurorial dhe ai gjyqësor, udhëheqës të komunave territorin e të cilave e mbulon kjo gjykatë dhe partnerët ndërkombëtarë.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...