Kremlini: Nuk do të ndjekim debatin Harris-Trump

15:33 | 10 Shtator 2024
R J

Kremlini njoftoi sot se nuk do të ndjekë debatin  për zgjedhjet presidenciale në SHBA mes Donald Trump dhe Kamala Harris. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov tha debati është diçka që shqetëson votuesit amerikanë.

Shtëpia e Bardhë tha javën e kaluar se presidenti rus Vladimir Putin duhet të ndalojë së komentuari zgjedhjet në SHBA pasi shefi i Kremlinit tha, me sa duket me shaka, se donte që Harris të fitonte.

Zëvendëspresidentja demokrate e SHBA-së dhe kandidati republikan nuk kanë folur kurrë me njëri-tjetrin deri më sot. Sonte nga ora 21:00 me orën lokale ata do të jenë ballë për ballë, para miliona shikuesve, por pa audiencë për 90 minuta./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme