Në kuadër të aktiviteteve të fushatës: “Festo me Zemër, jo me Armë”, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, njëherë Koordinator Nacional për Kontrollin e Armëve të Vogla, të Lehta dhe Eksplozivëve, Blerim Gashani, së bashku me shefin e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, Nuno Queiros, kanë vizituar kompaninë poligonin e shenjëtarisë “Katana”, ku janë pritur nga drejtori i poligonit, Agron Jusufi.
Në këtë takim zëvendësministri i MPB-së, Blerim Gashani, vuri në dukje se qëllimi i kësaj vizite tek personi juridik i licencuar nga MPB për disa veprimtari me armë, si qendër trajnimi, poligon për gjuajtje me armë, tregti transport, etj është bërë me qëllim promovimit të sigurisë së përgjithshme, sa i përket parandalimit të shtënave festive dhe keqpërdorimit të armëve të zjarrit.
Me këtë tast, zëvendësministri Gashani kërkoi nga drejtuesit e poligonit “Katana”, që të ndihmojnë institucionet e sigurisë në shtrirjen e mesazheve kyçe në parandalimin dhe keqpërdorimin e armëve të zjarrin, si target i një game të gjerë audiencave që ka zgjedhur Ministria e Punëve të Brendshme, me qëllim të ngritjes së vetëdijes kundër të shtënave festive dhe orientimin, edukimin e qytetarëve që dëshirojnë, ose kanë pasion shenjëtarinë të zgjedhin mekanizma të licencuara dhe të kontrolluara.
Po ashtu në këtë takim, zëvendësministri Gashani theksoi rëndësinë që e ka e gjithë shoqëria së bashku me të gjitha institucionet e sigurisë, që bashkërisht si një mekanizëm të krijojnë ambientin e sigurt për te gjithë qytetaret.
Ai theksoi se kjo kërkon mobilizim të përgjithshëm që të raportohen këto raste, ndaj të cilave Policia e Kosovës është duke vepruar.
Ndërsa shefi i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, Nuno Queiros, theksoi se UNDP është partner për më shumë se një dekadë me MPB-në dhe Policinë e Kosovës në parandalimin dhe trafikimin e armëve, municioneve eksplozivëve dhe prekursorëve.
Ai tha se për këtë qëllim, promovimi i sigurisë është objektiv i rëndësishëm dhe për këtë jemi partner me Ministrinë e Punëve të Brendshme në mbështetjen e fushatës vetëdijësuese “Festo me Zemër, jo me armë”.
Ndërsa drejtori i Poligonit të shenjëtarisë “Katana”, Agron Jusufi, theksoi se poligoni është vend ku mësohet përdorimi i drejtë dhe i sigurtë dhe ku arma përdorët vetën për asketin sportiv. Ai tha qasja në armë, është kujtim i rrugës së gjatë, ku rëndësia dhe qëllimi ka qenë e kohës së domosdoshme, por tashmë ndryshimi i kulturës ndaj qasjes për armët kërkon kohë.
Në fund, Jusufi theksoi se, si në rastet ku poligoni “Katana”, promovon dhe mbështetë sportin e shenjëtarisë, do të jetë një partnerë për institucionet e sigurisë edhe në këtë fushatë për të shtrirë mesazhet, për rëndësinë që ka parandalimi i të shtënave me armë./Arbresh.info/
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po het...
Liderët në tubime të diskutueshme me diasporën