Përfundon seanca për plagosjen që ndodhi në muajin mars mes Sekiraqëve dhe Capave, i akuzuari deklarohet i pafajshëm

14:05 | 10 Shtator 2024
E.K

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka ka përfunduar seanca fillestare për rastin e plagosjes që ndodhi në muajin mars mes Sekiraqëve dhe Capave.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi

Shkumbin Sekiraqa, pas leximit te aktakuzës, është deklaruar i pafajshëm për të tri veprat penale që ngarkohet, të shkaktuara në mars të këtij viti

Ndryshe, Shkumbin Sekiraqa, djali i Salih Sekiraqës, është një nga personat e dyshuar në përplasjet e fundit midis grupeve “Capat” e “Sekiraqët”.

Ai tashmë ndodhet në paraburgim, i akuzuar për një plagosje të ndodhur në mars të vitit 2024./Arbresh.info

 

LEXO EDHE:

Djali i Sali Sekiraqës, me antiplumb del para gjykatës

Të ngjashme