Shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell ka dënuar sulmin izraelit në një kamp refugjatës në Gaza, ku humbën jetën 40 persona dhe u plagosën 60 të tjerë.
“Sot, një sulm i ri i Forcave Mbrojtëse të Izraelit në një kamp refugjatësh në Gaza la më shumë se 40 të vdekur dhe 60 të plagosur. Nuk mund të ndal së ngrituri zërin kundër gjërave të tilla. Lufta ka gjithmonë rregulla dhe është e vështirë të besosh se ato rregullat nuk respektohen”, tha Borrell në një konferencë për shtyp në Kajro me ministrin e Jashtëm egjiptian, Badr Abdelatty.
Në një deklaratë, një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) tha se ushtria kishte sulmuar “terroristë të rëndësishëm të Hamasit që vepronin brenda një qendre komandimi dhe kontrolli të ngulitur brenda Zonës Humanitare në Khan Yunis. Organizatat terroriste në Rripin e Gazës vazhdojnë të abuzojnë sistematikisht me infrastrukturën civile dhe humanitare, duke përfshirë Zonën e caktuar Humanitare, për të kryer aktivitete terroriste kundër Shtetit të Izraelit dhe trupave të IDF.”/abcnews.al
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...