Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur në takim ambasadorin dhe Atasheun e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Petrit Malaj, si dhe Atasheun e Mbrojtjes Kolonel Beqir Tafili, i cili sapo është emëruar në këtë pozitë.
Në njoftimin nga FSK-ja thuhet se KOMFSK informoi Ambasadorin Malaj dhe Kolonel Tafilin mbi arritjet, planet dhe zhvillimin e FSK-së drejt një force profesionale dhe të ndërveprueshme me NATO-n.
Gjatë takimit në theks të veçantë u fol për bashkëpunimin e shkëlqyer në mes të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
“KOMFSK uroi emërimin e Atasheut të Mbrojtjes në Republikën e Kosovës, si dhe në të njëjtën kohë shprehu vullnetin për vazhdim dhe rritje të bashkëpunimit të ngushtë mes të dyja vendeve”, thuhet në njoftimin nga FSK./Arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...