Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Ervin Hoxha ka vizituar Komandën e Gardës.
Gjatë vizitës atje, Hoxha ka prezantuar drejtorin e ri të Përgjithshëm të Gardës së Republikës, Ermal Onuzi, i cili u përzgjodh pas një procesi të hapur konkurrimi, me kandidatura profesionistë të fushës së sigurisë.
“Falënderova ish-Drejtorin Gramos Sako, që për mbi 10 vite udhëhoqi procesin e transformimit dhe reformimit të Gardës, si dhe Drejtorin e Komanduar Sami Kuti, që drejtoi institucionin për disa muaj për punën e bërë”, ka shkruar Hoxha në njoftimin e tij në Facebook.
Ai i ka uruar atij suksese në detyrën e rëndësishme, duke besuar fort se do të çojë para punët e nisura, për ta kthyer këtë trupë, në elitare.
Sipas tij si për çdo institucion tjetër, vijimi i reformimit edhe në Gardën e Republikës është i domosdoshëm, për ta bërë atë me eficiente në përmbushjen e misionit dhe detyrave për të garantuar sigurinë e personaliteteve të larta, të organeve të reja të drejtësisë, duke e shndërruar në një institucion modern e profesional.
“Shqipëria, ashtu si viti që lamë pas, do të presë në vijim forume politike të rëndësishme ndërkombëtare. Ndaj theksova se duhet angazhimi, që në bashkëpunim edhe me agjencitë e tjera ligjzbatuese të sigurohet mbarëvajtja e aktiviteteve”, ka shkruar tutje ai.
Ndërsa ka konfirmuar se në përmbushje të misionit të tij dhe vizionit për drejtimin e Ministria e Brendshme, me mbështetjen e Qeverisë dhe Kryeministrit Rama, do të bëj gjithçka me synimin që efektivët e Gardës së Republikës të jenë profesionistë të vërtetë, të dedikuar dhe të varur vetëm nga forca e ligjit./Arbresh.info/
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...