Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sonte ndeshjen e dytë në kuadër të Ligës së Kombeve ndaj Gjeorgjisë.
Ndeshje kjo që nis me fillim nga ora 20:45, shkruan Arbresh.info.
Para ndeshjes me Shqipërinë, ka folur për media portieri Giorgi Mamardashvili.
Ai tha se presin një ndeshje të vështirë ndaj Shqipërisë, por do të japin maksimumin për të pasur sukses.
“Të luash si mysafir nuk është asnjëherë e lehtë dhe presim një ndeshje të vështirë ndaj Shqipërisë. E dimë që të gjitha biletat për ndeshjen janë shitur dhe tribunat do të jenë plot. Megjithatë, ne do të bëjmë maksimumin për të pasur sukses.
Arrita të ruaj portën të paprekur për kombëtaren gjeorgjiane për herë të parë në Shqipëri. Unë sapo kisha filluar karrierën time evropiane atëherë. Pas kësaj, mendoj se kam fituar mjaft përvojë. Shpresoj që të luajmë si kundër Çekisë, të fitojmë dhe të kem kujtime të mira nga ky stadium”, tha portieri gjeorgjian.
Gjeorgjia ka nisur Ligën e Kombeve në mënyrën më të mirë të mundshme duke mposhtur Çekisë me resultant 4-1./Arbresh.info
Universitetet shqiptare, të fundit në listat e akreditimi, s...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Ministria e Bujqësisë dhe GIZ Kosova mbajnë sesion informues...
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën...
PDK sot dorëzon kërkesën në Prokurorinë Speciale për hetimin...
Pas Bitcoin edhe një tjetër kriptovalutë shënon rritje