Gashani: Të shtënat festive janë vepër penale, urojë këtë vit të ulet numri i rasteve

11:50 | 10 Shtator 2024
E.H

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani së bashku me ekipin e fushatës “Festo me zemër, jo me armë” kanë vizituar kompaninë ku shiten armët “Katana”.

Ai ka vizituar edhe poligonin dhe shitoret ku shitën armët ndërsa është pritur në takim edhe nga drejtori i kompanisë “Katana”, Agron Isufi.
Gashani tha se me Isufin kanë diskutuar për shpërndarjen e fushatës vetdijesuese si dhe për trajnimet.

“Që nga fillimi jemi në një fushatë që dëshirojmë ta zgjasim gjatë tërë vitit. Sot jemi këtu në “Katana” ku e falënderoj drejtorin për mirëpritje. Me drejtorin folëm pak më shumë për fushatën ku mesazhi jonë të shpërndahet sa më shumë. Ne e morëm vesh për procedurat e sakta që sjellin për licencimin trajnimin ku është një procedurë strikte. Po ashtu, ne jemi të kënaqur për bashkëpunimin se vetëm duke bashkëpunuar mund ta ndajmë mesazhin tonë. Ne jemi duke përcjellë rritjen e raportimeve dhe të rasteve. Kjo tregon një vetëdijesim të popullatës për parandalimin e tyre. Kjo po ndryshon sipas të dhënave ne dëshirojmë të ju tregojmë të gjithëve se e shtëna në ajër është vepër penale. Kështu që të shtënat festive nuk janë ndalur por jemi duke pritur raportin për këtë verë ku shpresojmë të kemi një numër me të vogël. Reagimet e institucioneve janë më të mëdha të luftimin e këtij fenomeni negativ”, ka thënë Gashani./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme