Veliaj: Shkolla e re “Avni Rustemi”, xhevahiri i radhës i Tiranës

09:28 | 10 Shtator 2024
E.H

Kryetari i Bashkisë Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar pamje nga shkolla e re “Avni Rustemi”.

Veliaj tha se kjo shkollë është në mesin e 40 shkollave të reja që janë ndërtuar në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Në llogarinë e tij në Facbook, Veliaj ka publikuar një video vetëm një ditë pas fillimit të vitit të ri shkollor 2024/2025.

“Shkolla e re “Avni Rustemi” xhevahiri i radhës në buqetën e mbi 40 shkollave të reja të Tiranës”, ka shkruar Veliaj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme