Australia planifikon të miratojë ligje të reja deri në fund të këtij viti që do të parandalojnë fëmijët të përdorin rrjetet sociale për shkak të rreziqeve që ato paraqesin për shëndetin e tyre fizik dhe mendor. Kështu u shpreh kryeministri Anthony Albanese.
Kryeministri ka njoftuar se qeveria e tij e qendrës së majtë do të prezantojë një periudhë prove gjatë muajve të ardhshëm gjatë së cilës përdoruesve të mediave sociale do t’u kërkohet të verifikojnë moshën e tyre.
“Dua që fëmijët dhe të rinjtë të largohen nga pajisjet e tyre. Dua t’i shoh në fushë futbolli, pishinë apo fushë tenisi. Dua që ata të kenë përvoja reale me njerëz të vërtetë sepse ne e dimë se sa dëme mund të shkaktojnë rrjetet sociale“, tha Albaniz për televizionin kombëtar.
Kryeministri nuk ishte shumë specifik për kufirin e moshës nën të cilin nuk do të lejohej përdorimi i mediave sociale, por tha se do të ishte midis 14 dhe 16 vjeç.
Përveç kësaj, ai theksoi se është i shqetësuar për efektin që ka bullizmi kibernetik në shëndetin mendor të fëmijëve, si dhe disponueshmërinë e lehtë të përmbajtjeve në rrjetet sociale që ai i konsideron të dëmshme.
Deri më tani, disa vende janë përpjekur të kufizojnë aksesin e të miturve në rrjetet sociale, por sfidat ligjore dhe teknologjia, të tilla si rrjetet private që fshehin vendndodhjen, janë provuar të jenë pengesat më të mëdha në këtë përpjekje.
“Ky është një problem global me të cilin përballen qeveritë në të gjithë botën. Ne e dimë që nuk është i thjeshtë apo i lehtë, përndryshe qeveritë do të kishin reaguar dhe do të kishin bërë diçka për të“, tha Albaniz./abcnews.al
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...