Me kërkesën për ekrane më të gjera dhe bateri më të fuqishme, nuk mund të mohohet se pajisjet mobile po bëhen më të mëdha.
Por imagjinoni të përpiqeni të mbani me vete një iPhone prej dy metrash, transmeton Telegrafi.
Kjo është një ëndërr e bërë realitet nga YouTuberi britanik Arun Maini, i cili ka vendosur një rekord të ri botëror Guinness duke ndërtuar telefonin e mençur më të madh në botë.
Pajisja e madhe është 2.054 metra e gjatë dhe peshon deri në 200 kilogramë – pothuajse e njëjtë me një delfin me ‘hundë shishe’.
Në mënyrë të pabesueshme, pajisja është plotësisht funksionale, e kompletuar me një ekran me prekje, aplikacione, kamerë me blic 400 vat, port karikimi dhe më shumë.
Videoja tregon YouTuber-in duke luajtur lojëra në rrugët e Londrës dhe duke marrë djegie nga fërkimi në gishtin e tij ndërsa kontrollon rrjetet sociale.
Sipas fansit të teknologjisë, i njohur më mirë si Mrwhosetheboss, ai kaloi më shumë se tre muaj duke ndërtuar pajisjen, e cila është një version i një iPhone 15 Pro Max.
“Çdo komponent në telefon duhet të jetë plotësisht funksional, ekrani, kamerat, altoparlantët, madje edhe butonat”, tha Maini.
“Më ka kap sëmundja e Gjestit me ec nëpër dhomë”, Driloni nx...
Shkon në 5 numri i të vdekurve nga sulmi në tregun e Krishtl...
Policia parandalon kontrabandën, kap një kamion me mallra ng...
Prishtina synon ta mbyll ‘vjeshtën’ me fitore ndaj Malishevë...
Kurti sonte organizon pritje të posaçme për mërgatën
Xheneta i hidhet në përqafim Vullnetit në sy të Gjestit