Google ADS

Foda: Fitore shumë e rëndësishme, jo vetëm për ekipin, por edhe për presidentin, stafin e trajnerëve

20:59 | 9 Shtator 2024
D.H

Kosova u këndell pas humbjes ndaj Rumanisë në “Fadil Vokrri” dhe arriti të triumfoj 4-0 ndaj Qipros në Ligën e Kombeve.

Pas ndeshjes trajneri Foda, theksoi se kjo është fitore shumë e rëndësishme, pas asaj disfate me Rumaninë, shkruan Arbresh.info.

“Fitore shumë e rëndësishme. Jo vetëm për ekipin, por edhe për presidentin, stafin e trajnerëve. Rezultat shumë i mirë pas rezultatit të keq me Rumaninë”, tha Foda.

Tutje ai tha në përgjithësi ka qenë ndeshjet e mirë në të gjitha repartet.

“Kemi luajtur mirë në thellësi, me kurajë përpara, jemi mbrojtur shumë mirë. Kemi shfrytëzuar rastet tona. Në përgjithësi një rezultat dhe një ndeshje shumë e mirë”, është shprehur Foda

Ndeshja e radhës që e zhvillon kombëtarja e Kosvës është ndaj Lituanisë në tetor./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme