Simbolet e Kosovës vendosen në ish-komunën paralele të Mitrovicës

20:48 | 9 Shtator 2024
E.G

Në ish-komunën paralele të Mitrovicës Veriore janë vendosur simbolet e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i  Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka me anë të një postimi në Facebook.

Ndërtesa që dikur ishte nën kontrollin e institucioneve paralele serbe, Manxhuka tha se tash do të funksionojë Departamenti për Patentë Shoferë në kuadër të Republikës së Kosovës.

“Ish-Komuna Paralele, Ilegale e Mitrovicës, tash Departamenti për Patentë Shoferë në kuadër të Republikës së Kosovës.”, ka shkruar ai.

Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë hapa konkretë për mbylljen e pesë institucioneve paralele serbe në veri, duke argumentuar se ato kanë operuar nën udhëheqjen e Serbisë dhe kanë shkelur Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Institucionet që janë mbyllur përfshijnë komunën paralele të Mitrovicës, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit./Arbresh.info/

 

Të ngjashme