Sigal Prishtina finalistja e parë e Superkupës së Kosovës

19:01 | 9 Shtator 2024
D.H

Sigal Prishtina ka arritur të mposht Pejën me rezultat në kuadër të gjysmëfinales së parë të Superkupës së Kosovës në basketboll.

Pjesa e parë përfundoi 47-46, shkruan Arbresh.info.

Deri në çerekun e fundit ndeshja ishte e baraspeshuar mirëpo, kryeqytetasit shpërthyen në periudhën e fundit për të mbyllur ndeshjen 91-80.

Tek Prishtina u dalluan Ëilliams dhe Moore me nga 24 pikë secili.

Ndërsa lojë të mirë bëri edhe Burns që shtoi 15 pikë tjera.

Ndërkohë për pejanët nuk mjaftoi angazhimi i Jawauhn që realizoi 21 pikë dhe Wels që shtoi edhe 16 sosh.

Pas kësaj fitore bardhekaltrit arrijnë në finale të Superkupës së Kosovës ku do të takohen me fituesin e ndeshjes Trepça – Golden Eagle Ylli./Arbresh.info

 

Të ngjashme