Vesa Vllasaliu është një personazh tejet i komentuar, e sidomos edhe pas pjesëmarrjes së saj në Big Brother VIP Kosova.
Së fundmi, ish banorja e BBVK-s, ka qenë e ftuar në emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”.
Ajo ri-përsëriti relacionin e ngushtë që ka me familjen e saj dhe për respektin që ka ndaj babait të saj.
Vesa, gjatë intervistës potencoi se e sheh të arsyeshme që ta pyes babanë e saj përpara se të publikojë ndonjë fotografi në rrjete sociale.
“Unë e pyes babin për çdo gjë. Edhe për fotografitë që unë i postoj. Njëherë shkoj e pyes babin se a është në rregull me e postu. Sepse, [më falni në shprehje] por nuk ‘du’ me ia marrë fytyrën babit ‘tem’ për një fotografi”, deklaroi ajo gjatë bashkëbisedimit me gazetarin.
Influencerja përveç se tregoi se ka relacion të ngushtë me familjarët, ajo gjithashtu theksoi se prindërit e saj e përkrahin në secilin hap që ajo ndërmerr.
Osmani e ambasadorët diskutojnë për hapat e integrimit të Ko...
“Edhe katër investime të mëdha në stadiumet e futbollit” – Ç...
Musliu: Faton Peci e Fitore Pacolli bashkëpunëtorë në manipu...
Zyrtari i LDK-së thotë se Fitore Pacolli ia dha 100 mijë eur...
David: Barcelona ka qenë ekipi me të cilin jam rritur, ëndrr...
Çfarë e bën ecjen kaq të mrekullueshme për shëndetin tuaj?