Lituania ishte ndalesa e fundit e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, përgjatë vizitave shtetërore në Republikat Baltike.
Ceremonia e pritjes u zhvillua në pallatin presidencial “Golden Gate”. Fillimisht, Presidenti Begaj zhvilloi takimin kokë më kokë me Presidentin e Republikës së Lituanisë, Gitanas Nausėda, dhe më pas takimin e zgjeruar me praninë e delegacioneve përkatëse. Presidentët e dy shteteve ndanë me gazetarët konkluzionet e bisedës në një konferencë të përbashkët shtypi.
Forcimi i bashkëpunimit politik dhe ekonomik midis dy vendeve, anëtarësimi i Shqipërisë në BE, Kosova dhe Ballkani Perëndimor, mbështetja e palëkundur ndaj Ukrainës, si dhe përpjekjet kolektive për ruajtjen e paqes dhe sigurisë, ishin në fokus të bisedësBegaj-Nausėda.
Presidenti i Shqipërisë u shpreh optimist në lidhje me rezultatin e kësaj vizite në Lituani dhe më herët në dy republikat e tjera baltike, Letoni dhe Estoni. Forcimi i marrëdhënieve i shërben shteteve në përballjen me sfidat e reja globale, si edhe mirëqenies së qytetarëve, u konkludua në takim. PresidentiBegaj bisedoi me Presidentin e Lituanisë edhe për rëndësinë e rritjes së shkëmbimeve dhe bashkëpunimit mes dy vendeve në fushat e mbrojtjes, sigurisë, arsimit shëndetësisë dhe bujqësisë.
“Linja Vilnus-Tiranë, 2 herë në javë nga qershori i vitit që vjen përmes “AirBaltic”, është lajmi që sapo morëm nga Presidenti i Lituanisë”, bëri të ditur Presidenti Begaj pas takimit me homologun Nausėda.
Presidenti Begaj dhe homologu lituanezNausėda konfirmuan angazhimin e përbashkët për bashkëpunim në çështjet e sigurisë, linjëzimin me politikat e Bashkimit Evropian dhe ndarjen e eksperiencave për përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Në këtë proces, Kreu i Shtetit e konsideroi Lituaninë si një shembull të mirë për t’u ndjekur, duke falënderuar presidentin Nausėda për ndihmën e ofruar.
Presidenti Begaj theksoi faktin se Shqipëria kurrë nuk është lëkundur në qëndrimet e saj evropiane duke qenë prezente në të gjitha operacionet që BE-ja ka ndërmarrë në mbrojtje të demokracisë dhe vlerave mbi të cilat u ngrit dhe funksionon Unioni.
Shqipëria dhe Lituania, u theksua në takim, ndajnë të njëjtat vlera edhe si aleate në NATO, dukë dëshmuar gatishmëri për intensifikimin e ndihmës ndaj Ukrainës dhe për kontributin në misionet ndërkombëtare të paqes dhe mbrojtjes së lirisë. “Investimi në mbrojtje është investim për të ardhmen e sigurinë në botë”, vlerësoi Presidenti Begaj, i cili theksoi rëndësinë e bashkimit përballë kërcënimeve që janë prezente.
Presidenti Begaj i përcolli Presidentit Nausėda mirënjohjen për kontributin e Lituanisë në KFOR, si edhe mbështetjen e plotë për anëtarësimin e Kosovës në organizmat Euroatlantike.
Veç takimit me Presidentin Nausėda, gjatë qëndrimit në Vilnius, Presidenti Begaj u prit në takime të veçanta nga kryeministrja e Lituanisë,Ingrida Šimonytė, kryeparlamentarja,Viktorija Čmilytė-Nielsen, dhe deputetë të grupit të miqësisë Lituani-Ballkani Perëndimor, me të cilët bisedoi për rritjen e shkëmbimeve ekonomike, forcimin e bashkëpunimit si anëtarë në NATO dhe thellimin e marrëdhënieve ndërparlamentare të dy vendeve./atsh
Mblidhet sot Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, shqyr...
Trump fiton në Georgia, shkon në 246 vota elektorale, Harris...
Vranët dhe intervale me diell, moti për sot në Kosovë
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...