Google ADS

Të burgosurit në Qendrën Korrektuese të Dubravës angazhohen për përmirësim të infrastrukturës së kësaj qendre

17:22 | 9 Shtator 2024
E.G

Të burgosurit në Qendrën Korrektuese të Dubravës janë angazhuar në përmirësimin e infrastrukturës së kësaj qendre.

Kështu ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës me anë të një njoftimi në Facebook.

“Këto angazhime janë pjesë e programeve rehabilituese që synojnë t’u ofrojnë të burgosurve mundësi për të kontribuar në përmirësimin e kushteve të qëndrimit dhe zhvillimin e aftësive të tyre praktike”, thuhet në njoftim.

Përmes këtyre iniciative, SHKK ka për qëllim risocializimin dhe integrimin e tyre në shoqëri pas përfundimit të dënimit./Arbresh.info/

Të ngjashme