Në katër vitet e fundit, janë përballur në tri finale. Trepça i ka fituar dy, kurse njëra i ka takuar Golden Eagle Yllit.
Këta dy rivalë të basketbollit kosovar, ballafaqohen mes vete edhe sonte, në ndeshjen që siguron biletën për finalen e Superkupës së Kosovës në basketboll, njofton Klankosova
Mitrovicasit që janë edhe fitues aktual të këtij trofeu, synojnë ta mbrojnë atë, kurse skuadra nga Suhareka do ta kërkojë me çdo kusht “hakmarrjen” për dy finalet e humbura vitin e kaluar nga Trepça, në Prince Caffe Superligë dhe Ligën Unike.
Kjo super ndeshje fillon në orën 20:00 në palestren e sporteve “Sezair Surroi” në Prizren, kurse transmetohet direkt në Sport 5 të platformës gjigante Art Motion, në komentin të Arbon Flugaj.
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos